Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Vëllai i Bllakos është përfshirë në një tender në Zimbabve

Gazetarja: Vëllai i Bllakos është përfshirë në

Gazetarja Aleksandra Bogdani ka rrëfyer se vëllai i ish-deputetit socialist Alqi Bllako, është përfshirë në një tender në Zimbabve.

Për “Opinion”, Bogdani tha se vëllai i Bllakos ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për të fituar një tender me një kompani farmaceutike të blerë nga vëllai i ish-deputetit.

Gazetarja tha se e ka hetuar rastin në fjalë dhe rezulton se i njëjti përfaqësues që lidhet me aferën e inceneratorëve, ka shkuar me vëllain e Bllakos për të bërë ofertën në Zimbabve.

Pjesë nga biseda:

Aleksandra Bogdani: Në vitin 2020, mua më ka rastisur vetë kur po ndiqja historinë e njerëzve që fshihen pas inceneratorëve që vëllai i Z.Bllako tentoi të bënte biznes në Zimbabve. Një histori shumë e çuditshme. Një kompani e vogël farmaceutike, e cila u ble nga vëllai i Z. Bllako në atë kohë bëri një ofertë në Zimbabve prej 15 milionë eurosh për të fituar tender.

Blendi Fevziu: Oferta për të cilën u arrestua Ministri i Shëndetësisë atëherë?

Aleksandra Bogdani: Në fakt kompania nuk u përzgjodh sepse nuk e kaloi kontrollin që bënë autoritetet atje për arsye të ndryshme dhe pastaj u përdor një skemë tjetër…

Blendi Fevziu: Unë nuk e kisha dëgjuar këtë që vëllai i Z. Bllako është përfshirë në një tender në Zimbabve.

Aleksandra Bogdani: Po. Ka shkuar në Zimbabve dhe ka bërë një ofertë për të fituar një tender në farmaceutike.

Blendi Fevziu: Po atje ku shkuan këta të inceneratorëve për të bërë një ofertë tjetër…

Aleksandra Bogdani: Me të njëjtin përfaqësues që ishte personi atje i lidhur me politikën në Zimbabve, kështu që rrënjët e Bllakos kanë qenë goxha të lidhura.

Blendi Fevziu: Është e vërtetuar kjo e vëllait të Bllakos?

Aleksandra Bogdani: Unë kam bërë shkrim për këtë.

Blendi Fevziu: E keni hetuar domethënë?

Aleksandra Bogdani: Po.

Të fundit