Flash News

E-TJERA

Gazetarja zbulon pse u thirr Gazment Paja në SPAK: U pyet për çështjen "Veliaj-Xoxa"

Gazetarja zbulon pse u thirr Gazment Paja në SPAK: U pyet për

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje mbi paraqitjen sot në SPAK të aktorit Gazment Paja.

E ftuar në MCN TV, Lala tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin. Lala shtoi se janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower. 

"Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten. Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower", tha Lala. 

Të fundit