Flash News

E-TJERA

Gazetarja zbulon si arriti Rama të mos protokollojë shkresën për emërimin e Sara Goxhajt në krye të bashkisë

Gazetarja zbulon si arriti Rama të mos protokollojë shkresën

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje rreth protokollimit të shkresës së firmosur dy ditë më parë nga Erion Veliaj për emërimin e Sara Goxhaj dhe lirimin e Anuela Ristanit të komanduar me urdhër të Edi Ramës.

E ftuar në MCNm, gazetarja solli në vëmendje detajet e debatit mes Ramës dhe besuarit të Veliajt, Alban Dokushi, dhe moslejimin e protokollimit të shkresës për emërimin e Goxhajt.

"Kur kryeministri Rama u informua për këtë vendim të Veliajt, sipas informacioneve që kam, ai ka kontaktuar menjëherë Bashkinë e Tiranës dhe ka bërë një pyetje të parë: A është i ligjshëm një urdhër i tillë? Stafi i tij, përfshirë Alban Dokushin, është munduar t’i shpjegojë se ky urdhër ishte i ligjshëm, pasi ata kishin autoritetin e prokurorit dhe se ai kishte kompetencën për ta firmosur.

Debati mes Ramës dhe besuarit të Veliajt ka nisur pas kësaj. Rama ka kërkuar dorëheqjen e Dokushit, duke sugjeruar që ai mund të kthehej në detyrën e tij si drejtor juridik.

Dokushi ka refuzuar, dhe në atë moment, Rama ka urdhëruar që shkresa për emërimin e znj. Goxhaj në krye të Bashkisë të mos protokollohej.

Në Bashki ka qenë situatë e tensionuar. Rama, në informacionet që disponoj, i janë ridëguar Veliajt shkresat e reja, për rikthimin në detyrën që kishte Anuela Ristani dhe largimin e disa zyrtarëve të Bashkisë.

E pashë si luftë të hapur mes kryetarit të Bashkisë dhe kryeministrit",. tha Lala. 

Të fundit