Flash News

E-TJERA

Gazi i skaduar i policisë nuk kursen turistët e huaj

Gazi i skaduar i policisë nuk kursen turistët e huaj

Gazi lotsjellës i përdorur nga Policia e Shtetit gjatë protestës së opozitës nuk ka prekur vetëm protestuesit, por edhe kalimtarë të rastësishëm, mes tyre turistë të huaj që ndodheshin në zonë në momentin e ndërhyrjes policore.

Sipas pamjeve të publikuara, disa qytetarë dhe vizitorë të huaj shihen në gjendje të rënduar, duke u përpjekur të largohen mes irritimit të shkaktuar nga gazi. Në video dallohen persona që lotojnë, prekin sytë dhe fytyrën, ndërsa ndihmohen nga kalimtarë të tjerë për t’u larguar nga zona e përfshirë nga tymi.

Siç duket nga pamjet, përdorimi i gazit lotsjellës dhe ndërhyrja policore janë përhapur me shpejtësi edhe në rrugët përreth, duke prekur persona që nuk kishin asnjë lidhje me protestën.

Të fundit