Flash News

E-TJERA

“Gazprom më ofroi shumë përrallore”/ Ambasada ruse në Tiranë reagon pas deklaratës së Berishës

“Gazprom më ofroi shumë përrallore”/ Ambasada ruse

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar pas deklaratës së djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi refuzimin e ofertës ruse për projektin e kalimit të gazsjellësit në Shqipëri.

Berisha tha se i janë ofruar shuma marramendëse parash nga Gazprom, por nuk e ka pranuar një gjë të tillë në interes të Shqipërisë dhe BE-së.

Ndërkohë ambasada ruse shprehet e habitur nga deklarata e Berishës, ndërsa ngre pyetjen se sa kërkoi ish-kryeministri, që Gazprom nuk mundi t’ia ofronte.

Reagimi i ambasadës:

U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?

Të fundit