Flash News

E-TJERA

Genc Burimi: Basha kreu misionin e kamikazit për Yuri Kim

Genc Burimi: Basha kreu misionin e kamikazit për Yuri Kim

Analisti Genc Burimi ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD.

Për Syri Tv, Burimi u shpreh se Lulzim Basha i shërbeu ambsadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, duke kryer për të misionin e një kamikaze. Burimi i mëshoi për këtë fakt, mënyrës se si ambasada amerikane reagoi dje pas dorëheqjes së Bashës.

Burimi tha se qëllimi kryesor ishte t’i tregohej të Dërguarit të SHBA-ve, se Basha do ta merrte partinë me votë dhe jo me dhunë. Analisti bën edhe një lidhje mes deklaratave të Ramës dhe shanseve që ish-kryeministri Berisha të merrte PD-në.

"Nuk duhet të komentohet fare. E shoh shumë të heshtur Berishën pas 6 marsit. Berisha ka një mision dhe nuk e kuptoj. Pamjet e 22 marsit janë aktuale edhe sot. Legjitimiteti ta jep populli. Të gjitha këto janë ‘ekran me tym’ që bënë zonja Yuri Kim ku me deklaratën e saj dje se Basha u largua me nder. Lulzim Basha kreu një mision për Yuri Kim, e kreu misonin kamikaz dhe tani janë këta kati i dytë Bardhët dhe Saliajnjët. Nuk duan që Berisha të kthehet në krye të PD-së. I kanë ulur tonet por vazhdon akoma me këto makinacione. Qëllimi kryesor ishte ti tregohet Eskobarit për sfidën e tij që i tha se mere me votë dhe jo me dhunë. Çfarë po presin më. Tani më shumë të marin partinë në dorë dhe të marin vulën. Është gabim i madh të pritet 30 prilli. Deklaratat e Ramës se të protestosh në këtë kohë lufte globale është turp ishte që të dëgjonte Berisha që të mos e merte partinë. Pra i bie pragut që të dëgjojë dera", tha Burimi.

Të fundit