Flash News

E-TJERA

Genc Burimi rendit tre arsye pse opozita duhet ta injorojë komisionin anti-korrupsion

Genc Burimi rendit tre arsye pse opozita duhet ta injorojë komisionin

Analisti Genc Burimi është shprehur kundër pjesëmarrjes së opozitës në komisionin anti-korrupsion të miratuar ditën e sotme në parlament vetëm me votat e PS-së.

Duke folur në Syri tv, Burimi dha tre arsyet se pse opozita nuk duhet të bëhet pjesë e tij.

Opozita duhet ta injorojë komplet komisionin ‘Xhafa’.

Ka tre arsye pse bëhet ky komision. Arsyeja e parë është se, Rama në momentet më të vështira të tij kaloi një përvojë të dhimbshme. Në momentin më delikat, mjafton të hapë një tjetër front dhe të bëjë një diversion, që njerëzit të harrojnë gjënë kryesore.

Në momentin që doli skandali ‘McGonigal’ dhe të gjithë mendonim se Rama nuk mund të shpëtonte më, kjo aferë është shuar. Askush nuk flet më.

Çfarë bëri Rama, hapi një dosje tjetër bashkë me mediat e tij, që të harrohej McGongial.

Në këtë moment hap këtë komision që të harrohen inceneratorët, me Ramën. Arsyeja e parë është diversioni.

Për McGonigal nuk flasim më. Amerika e dënoi në Shqipëri nuk hetohet.

Arsyeja e dytë. Emri i këtij komisioni është ‘komisioni i mirëqeverisjes’. Ç’punë ka opozita të bëhet pjesë e një komisioni parlamentar për mirëqeverisjen, ç’punë ka opozita me mirëqeverisjen.

Duke bërë këtë, Rama përkëdhel faktorin ndërkombëtar, që këta të fundit e kanë përzemër.

Arsyeja e tretë është se, Rama dhe ndërkombëtarët është që tu zgjatet mandati i këtyre prokurorëve, që është antikushtetuese. Këtu luhet gjithçka.

Nuk e kuptoj se pse PD nuk del me qëndrim të qartë, që nuk do të ketë zgjatje mandati’, u shpreh Genc Burimi 

Të fundit