Flash News

E-TJERA

Genc Burimi: Si u bë Rama mik i Vuçiç me ndërhyrjen e SHBA-ve, Berisha nuk ra në kurthin e amerikanëve

Genc Burimi: Si u bë Rama mik i Vuçiç me ndërhyrjen e

Analisti Genc Burimi ka treguar se pse kryeministrit Edi Rama insiston aq shumë në miqsinë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Burimi tha se sot SHBA-të ndodhen para një terrori psikologjik, pas tentativave të Rusisë për të hyrë në rajonin e Ballkanit. Sipas Burimit, janë amerikanët ata të cilët do t’i japin urdhër Ramës të largohet nga Serbia, por në momentin që do të kuptojnë se nuk kanë çfarë fitojnë.

“Pse Rama insiston kaq shumë në miqësinë me Vuçiç. Rama nuk bën asgjë pa lejen e amerikanëve. Sepse amerikanët, sot si të thuash terrori psikologjik i amerikanëve është ridalja e Rusisë në Adrisatik. Shërbimi i madh që i ka kryer Shqiëpria Perëndimit është në kohën e Enver Hoxhës, kur Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës. Qëllimi i rusëve është të rikthehen në Adriatik. Prandaj amerikanët filluan atë sit ë thuash ‘game’ ku të gjith afasadën adriatike nga Sllovenia deri në Greqi ta fusnin në BE, ose mundësisht në NATO. Rusët po rikthehen edhe në Mal të Zi edhe në Bullgari. Sot amerikanët i kanë thënë Vuçiçit ‘mendoje mirë kalo në anën Perëndimor’. Amerikanët do t’i japin urdhër Ramës të largohen nga Serbia, në momentin që janë të bindur se nuk kanë çfarë fitojnë”, tha Burimi.

Burimi tregoi se si amerikanët shpallën Berishën ‘non-grata’ vetëm që të përdornin integrimin si një shantazh për të mbajtur Serbinë në territorin e Perëndimit.  

“Ashtu si amerikanët me Berishën u nxeheën kot sepse në momentin që fiton Rama zgjedhjet edhe me vjedhje, edhe me patronazhistë, dhe ameirkanët e dinë fare mirë, në atë moment pritej hapja e negociatave të Shqipërisë dhe RMV me BE. Por ndodh pas zgjedhjeve bie qeveria e bullgarëve. Amerikanët menduan se rreziku i vetëm i moshapjes së negociatave ishte mosnjohja e zgjedhjeve të vitit 2021 nga Berisha. Dhe për amerikanët duhej se s’bën të hapeshin negociatat sepse i shërbente si një moment shantazhi ndaj Serbisë. Prandaj amerikanët shpallën Berishën ‘non-grata’ sepse Berisha nuk ra në atë kurth. SHBA tha ti do t’i njohësh zgjedhjet, në asnjë mënyrë. Okej non grata”, tha Burimi.

Të fundit