Flash News

E-TJERA

Genc Gjokutaj: Edi Rama rrezikon deri në 5 vite burg

Genc Gjokutaj: Edi Rama rrezikon deri në 5 vite burg

Avokati Genc Gjokutaj akuzoi kryeministrin Rama se ka shkelur ligjin kur kërcënoi me ndërprerje fondesh për ato bashki të cilat do të zgjidhnin opozitën më 14 maj.

Gjokutaj citoi në Syri Tv nenin 328 të Kodit Penal ku sanksionohet se "ofrimi dhe dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vende pune, për të marrë pjesë në votime dhe angazhime për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet". 

"Perben veper penale konkretisht “korrupsion aktiv” premtimi për favorizime të tjera në cilëndo formë! KM ne fushate as me pak e as me shume ka thene se ju sjell fonde po fitoi PS dhe se nese votoni Opoziten nuk merrni asnje investim asnje kokerr leku! Premtimi per zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime? Neni 328 i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise! Ligji thote Po! Qe do te thote se asnje mandat i dale nga nje krim nuk eshte i ligjshem!", tha Gjokutaj.

Të fundit