Flash News

E-TJERA

Genci Burimi: Po s’u njohën zgjedhjet, s’ka çelje negociatash me BE

Genci Burimi: Po s’u njohën zgjedhjet, s’ka çelje

Gazetari Genci Burimi ka deklaruar se vendi është pranë çeljes së negociatave në Bashkimin Evropian, por sipas tij, e gjitha varet nga opozita e cila fillimisht duhet të njohë zgjedhjet.

Në të kundërt, sipas gazetarit në një lidhje “Skype” në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, ky zhvillim do të jetë shumë i vështirë.

 “Procesi i ri i hapjes së negociatave, KE, pranoi hapjen e negociatave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, pritet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Mbetet nëse do të hapen negociatat vetëm për Shqipërinë, apo do të pritet që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Opozita ka si kusht të mos bëjë gugule, nëse thotë opozita të mos njohë zgjedhjet, nuk hapen negociatat. Duhet të hiqet bllokimi, Bashë-Berishë-Metë, për të hapur negociatat.”, tha Burimi.

 

 

Të fundit