Flash News

E-TJERA

Gënjeshtra e Ramës për prokurorët, gazetari e nxjerr bllof: Dokumentet flasin qartë

Gënjeshtra e Ramës për prokurorët, gazetari e nxjerr bllof:

Gazetari Isa Myzyraj ka hedhur poshtë deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, duke publikuar dokumente zyrtare që tregojnë se Shoqata e Prokurorëve është e regjistruar sipas ligjit, në kundërshtim me atë që u pretendua nga kreu i qeverisë.

Reagimi i Ramës erdhi pas qëndrimit të shoqatës së prokurorëve lidhur me debatin për rritjen e pagave të gjyqtarëve. Në vazhdën e sulmeve të hapura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kryeministri e cilësoi shoqatën si “ende të paregjistruar sipas ligjit”, duke e quajtur qëndrimin e saj absurd dhe duke theksuar se prokurorët përbëjnë një nga kategoritë më të privilegjuara në piramidën e pagave të shtetit shqiptar.

Gënjeshtra e Ramës për prokurorët, gazetari e nxjerr bllof:

Por dokumentet e publikuara nga gazetari Isa Myzyraj, si dhe vendimi përkatës i gjykatës, provojnë të kundërtën.

Ato tregojnë se Shoqata e Prokurorëve është e regjistruar rregullisht dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, duke nxjerrë në pah pavërtetësinë e deklaratës së Kryeministrit.

“Kryeministri Edi Rama, në vazhdën e sulmeve të hapura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të këtij vendi, ka deklaruar se Shoqata e Prokurorëve nuk është e regjistruar sipas ligjit. E vërteta është krejt ndryshe. Me ose pa dashje, kreu i qeverisë është gënjyer dhe, për pasojë, ka gënjyer opinionin publik lidhur me regjistrimin e kësaj organizate”, shprehet gazetari Isa Myzyraj.

Gënjeshtra e Ramës për prokurorët, gazetari e nxjerr bllof:

Gënjeshtra e Ramës për prokurorët, gazetari e nxjerr bllof:

Të fundit