Flash News

E-TJERA

Gent Gazheli shkarkon nga detyra drejtorin e Doganës së Tiranës, kush e zëvendëson

Gent Gazheli shkarkon nga detyra drejtorin e Doganës së Tiranës,

Shkarkohet nga detyra drejtori i Doganës së Tiranës me urdhër të kreut të drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli.

Juljan Mehaj është liruar nga detyra e drejtorit të doganës në kryeqytet dhe transferohet me detyrë Drejtor Drejtorie pranë Drejtorisë së Kontrolleve të Akcizës dhe Pas zhdoganimit (Aposteriori), pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Motivi i lirimit nga detyra është bërë për shkak të mos përmbushjes së planit gjatë muajit shkurt. Mësohet se kjo drejtori kishte realizuar 95 për qind të planifikimit të të ardhurave.

Në vend të tij është emëruar Petrit Koçiaj.

Gent Gazheli shkarkon nga detyra drejtorin e Doganës së Tiranës,

Gent Gazheli shkarkon nga detyra drejtorin e Doganës së Tiranës,

Lëvizjet në këtë doganë vijnë rreth një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

Të fundit