Flash News

E-TJERA

Gent Sejko prezanton raportin vjetor në Kuvend: Ekonomia humbi 43 mijë vende pune, ka premisa për rimëkëmbje

Gent Sejko prezanton raportin vjetor në Kuvend: Ekonomia humbi 43 mijë
Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi në Kuvend raportin vjetor për vitin 2020, një vit i vështirë për shkak të pandemisë.

Ai tha se ekonomia shqiptare i ka premisat për një rimëkëmbje të fortë në të ardhmen. Sejko bëri me dije se koronavirusi çoi në humbjen e 43 mijë vendeve të punës si dhe vështirësoi gjendjen e bizneseve.  

Sipas tij, kriza goditi konsumin privat, po më shumë ndikim pati në industri dhe sektorin e shërbimeve. Sejko shtoi se institucioni që ai drejton mori masat e nevojshme për përballimin e pasojave.

“Me gjithë problemet e natyrshme, kemi shmangur falimentin në masë të bizneseve dhe rritjen e fortë të papunësisë. Në gjykimin tonë ekonomia shqiptare i gëzon premisat për një rimëkëmbje të fortë në të ardhmen. Masat e distancimit e çuan Shqipërinë në recesion, rritje të papunësisë dhe vështirësi financiare për shumë biznese.

Treguesit e balancave u ulën. Ekonomia humbi 43 mijë vende pune, papunësia u rrit me 11.8%. Inflacioni mesatar rezultoi 1.6%, poshtë objektivit tonë si Bankë. Kriza goditi konsumin privat e flukset. Në veçanti u ndjenë në industri dhe sektorin e shërbimeve”, deklaroi Sejko.

Të fundit