Flash News

E-TJERA

Genti Gazheli shkarkohet nga drejtimi i Doganave

Genti Gazheli shkarkohet nga drejtimi i Doganave

Genti Gazheli është shkaruar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Vendimi për shkarkimin e tij është firmosur këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Gazheli ishte emëruar në këtë funksion pesë vite më parë dhe ka drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme fiskale të vendit.

Ndërkohë, po sot ka dhënë dorëheqjen edhe Besmir Beja nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave. Sipas burimeve, Beja, i cili e mbante këtë post që prej vitit 2018, pritet të marrë drejtimin e Doganave.

Në mbledhjen e qeverisë pritet të firmosen edhe ndryshime të tjera në krye të institucioneve me peshë, vendime që do të bëhen publike në orët në vijim.

Të fundit