Flash News

E-TJERA

Gentian Zenelaj ironizon Ramën: Premtojnë rritje rrogash dhe i fusin tallavanë!

Gentian Zenelaj ironizon Ramën: Premtojnë rritje rrogash dhe i fusin

Aktori i humorit, Gentian Zenelaj ka komentuar premtimet e kryeministrit Edi Rama për të fituar vota për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Zenelaj u shpreh se fushata ka degraduar në vetëm dy fjali, premtime për rritje pagash si dhe tallava, duke lënë anash hallet e vërteta të popullit dhe duke i fyer qytetarët.

Gjithashtu aktori tha se rruga e lagjes së tij prej 14 vitesh ishte në gjendje katastrofike, ndërkohë u desh fushata që ajo të ndërtohej vetëm brenda 24 orëve.

 “E kanë nisur me tramvajë me trena, me helikopterë, me aeroporte etj dhe sot fushata ka degraduar në pikën ku thuhet vetëm dy fjali: Vini re!Vini re! Rritje rrogsh me 30%. Titi fut tallavanë, Pra s’ka më, fushatë elektorale fare. Nëse më parë mund tëp remtojë nëj tramvaj, por jepet mne projekt, me shifra, sot ka vetëm dy fjali: Rritje rroge me 30% dhe fut tallavanë”, ka thënë aktori.

Të fundit