Flash News

E-TJERA

Eksperti për çështjet evropiane: Shqipëria të anëtarësohet në BE me dy faza

Eksperti për çështjet evropiane: Shqipëria të

Presidenti i Iniciativës Evropiane, Gerald Knaus, ka propozuar që anëtarësimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian të bëhet në dy faza.

Euronews Albania raporton se Knaus ka sjellë në vëmendje vitin 2003 në Samitin e Selanikut, kohë kur procesi i zgjerimit mbeti i bllokuar për 19 vite.

Në një intervistë për emisionin Balkans Debrief të Qendrës për Europën të Atlantic Council në Uashington DC, eksperti për çështjet europiane shpjegoi tezën e tij të anëtarësimit më dy faza në BE,

Knaus theksoi se e njëjta tezë është zbatuar edhe për Finlandën, Suedinë dhe Austrinë në 1994.

“Ne propozojmë të bëhemi realistë dhe të ndershëm. Bashkimi Europian dëshiron që Ballkani të jetë i qëndrueshëm dhe i integruar. Ekonomitë e Ballkanit kane nevojë të integrohen në një treg të përbashkët europian,” tha Knaus.

Të fundit