Flash News

E-TJERA

‘Gërdeci’/ Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO

‘Gërdeci’/ Mediu kërkon të heqë dorë nga

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkon të heqë dorë përmes avokatëve nga gjykimi i shkurtuar, në seancën e radhës për çështjen Gërdeci.

Në këto kushte, i hapet rruga zgjatjes së procesit, ndërsa a vokatët kanë bërë me dije se në gjykimin e zakonshëm do të kërkojnë ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa do të pyesin dhe dëshmitarë që nuk janë  pyetur më herët.

Kujtojmë se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.

Gjykata e Posaçme nuk u shpreh sot, pasi kërkesën duhet ta bëjë vetë i pandehuri, ose të ketë prokurë të posaçme për avokatët për këtë kërkesë. Për këtë arsye seanca u shty më 8 shtator.

 

Të fundit