Flash News

E-TJERA

Gërryen shtratin e lumit Mat për të marrë zhavorr/ Policia arreston pronarin e eskavatorit, nën hetim inspektori dhe dy persona të tjerë

Gërryen shtratin e lumit Mat për të marrë zhavorr/ Policia
Foto nga vendngjarja

Një person ka  rënë në pranga dhe tre të tjera janë nën hetim, pasi u konstatuan nga policia duke gërryer shtratin e lumit Mat dhe merrnin zhavorr dhe inerte në mënyrë të paligjshme.

Pronari i eskavatorit A. L., 40 vjeç, banues në Milot është arrestuar, ndërsa dy shoferët e kamionave që transportonin intertet u proceduan penalisht. Ata janë Sh. Sh., 39 vjeç dhe A. C., banues në Tiranë.

Nën hetim është edhe inspektori për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit, Lezhë. A. U., 54 vjeç akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka ushtruar kontrollin konform ligjit për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e subjekteve në shtratin e lumit Mat.

Policia ka sekuestruar mjetet e rënda që shërbenin për të gërryer shtratin e lumit Mat.

Të fundit