All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gianni De Biasi: Gati t’i rikthehem aventurës me Shqipërinë

All - Paragraf - 1

Gianni De Biasi: Gati t’i rikthehem aventurës me Shqipërinë

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka vlerësuar progresin e ekipit kuqezi dhe nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi.

All - Paragraf - 3

Gjatë një interviste në emisionin në A2CNN, De Biasi theksoi se Shqipëria e sotme ka më shumë potencial krahasuar me periudhën kur ai u largua në vitin 2017.

“Sot Shqipëria nuk është në ato kushte që e lashë unë në 2017, por ka perspektiva më të larta. Ka shumë lojtarë të mirë dhe të rinj që mund të kontribuojnë për të rritur më tej ekipin. Duhet një trajner që e ndjen Shqipërinë si gjënë më të madhe që ka në duar dhe di ta menaxhojë atë”, tha De Biasi.

I pyetur për mundësinë e rikthimit, De Biasi tha se është i gatshëm të kontribuojë, edhe nëse jo domosdoshmërisht si trajner.

“Do më pëlqente të rikthehesha dhe të jepja një kontribut për Presidentin, për ta çuar më tej skuadrën tonë”, tha ai.

Të fundit