Flash News

E-TJERA

Gjashtë ditë në grevë urie, përkeqësohet gjendja e naftëtarëve në Marinzë

Gjashtë ditë në grevë urie, përkeqësohet gjendja e

Gjendja e grevistëve në Marinzë po përkeqësohet në ditën e gjashtë të grevës së urisë, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga kompania “Bankers Petroleum”, institucionet shteterore apo deputetët e zonës.

Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu, puset e naftës, për shkak të mungesës së punonjësve po monitorohen nga punonjës të firmave nënkontraktore, por kjo nuk e zgjidh situatën.

Ndërkohë, grevistët Eduart Selami dhe Bledar Dano, të cilët mbrëmë patën shqetësime shëndetësore theksojnë se mbeten të vendosur të qëndrojnë në grevë derisa të plotesohet kërkesa për rritjen e pagave.

Të fundit