Flash News

E-TJERA

Gjashtë humbje jete nga Covid-19, bie numri i të infektuarve

Gjashtë humbje jete nga Covid-19, bie numri i të infektuarve

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2,506 testime, kanë rezultuar 120 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 120 qytetarë, në këto bashki: 56 në Tiranë, 11 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, Berat, 3 në Kamëz, Mat, Përmet, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Sarandë, 1 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.

Janë 5,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 38 vjeç, një qyetetar nga Pogradeci 68 vjeç, një qytetar nga Elbasani 70 vjeç, një qytetar nga Durrësi 79 vjeç, një qytetar nga Tirana 83 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 171 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,547që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit