Flash News

E-TJERA

Gjashtë humbje jete nga Covid-19 në vend, 187 të infektuar

Gjashtë humbje jete nga Covid-19 në vend, 187 të infektuar

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit ditor nga 2102 testime, kanë rezultuar 187 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa janë shëruar 974 qytetarë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,102 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 187 qytetarë, në këto bashki: 90 në Tiranë, 21 në Berat, 15 në Durrës, 10 në Lushnje, 7 në Mallakastër, 5 në Sarandë, Peqin, 3 në Kamëz, Fier, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Poliçan, Gramsh, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mat, Tepelenë, Devoll, Skrapar.

Janë 7,980 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Vlora 80 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 80-82 vjeç, një qytetare nga Durrësi 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 974 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,091që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit