Flash News

E-TJERA

Gjashtë humbje jete nga Covid-19 në vend, ulen ndjeshëm testimet

Gjashtë humbje jete nga Covid-19 në vend, ulen ndjeshëm testimet

Gjashtë persona të moshave 54- 83 vjeç kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.  

Ajo që bie në sy është ulja e ndjeshme e numrit të testimeve. Sot Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1893 testime, prej të cilave rezultuan 285 raste të reja

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,024 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit