Flash News

E-TJERA

Gjashtë humbje jete nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve

Gjashtë humbje jete nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë, në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 4384 testime, kanë rezultuar 475 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4384 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë, në këto bashki:

239 në Tiranë, 34 në Durrës, 31 Fier, 20 në Shkodër, 14 në Lushnje, 12 në Sarandë, 11 në Divjakë, nga 10 qytetarë në Elbasan, Berat, nga 9 qytetarë në Vorë, Mallakastër, 8 në Kuçovë, 7 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Dimal, Gjirokastër, Vorë, Krujë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Patos, Tepelenë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Konispol, Kavajë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Selenicë, Himarë, Delvinë, Korçë.

Janë 5262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Përmeti 55 vjeç, dy qyetarë nga Berati të moshave 62-86 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-99 vjeç,

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 366 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,883 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit