Flash News

E-TJERA

Gjata akuza gazetarit: 6 herë e ke marrë Ramën në telefon, fut policinë se mbaroi Lul Basha

Gjata akuza gazetarit: 6 herë e ke marrë Ramën në  telefon,

Juristi dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata, ka hedhur akuza mbi gazetarin dhe analistin Bato Haxhiu, se në protestën e 8 janarit ka kërkuar nga kryeministri Rama të dërgojë policinë në selinë blu.

I ftuar në studion e “Opinion”, Gjata u shpreh se gazetari ka kontaktuar Ramën pasi në seli mbërriti Berisha dhe i ka thënë “fut policinë se mbaroi Lul Basha.” Nga ana tjetër, gazetari nuk ka replikuar, por i ka kërkuar ta përfundojë aty diskutimin dhe të sqarohen pas emisionit.

Pjesë nga diskutimi:

Gjata: E ke marr 6 herë në telefon Edi Ramën dhe i ke thënë ço policinë se mbaroi Lul Basha, se hyri Sali Berisha, se morën fund të gjithë! 6 herë!

Por Rama kishte bërë skenarin, e la që u hap dera e parë e blinduar dhe pastaj ndërhyri. I kërkoi edhe kërkesën me shkrim për ta mbajt peng Lul Bashën. Pra nënshkruaje me policinë.

Haxhiu: Me hy brenda meje dikush…. e pranoj!

Gjata: E di shumë mirë ti Baton!

Haxhiu: Mirë, e di shumë mirë

Gjata: 6 herë e ke marr Edi Ramën në telefon, fut policinjë se mbaroi Lul Basha, hyri Berisha, na mori në qafë të gjithëve.

Haxhiu: Nuk i intereson shikuesit kjo. Mbas emisionit flasim…

Të fundit