Flash News

E-TJERA

Gjata në ‘Politiko’: Harta e re gjyqësore është bërë nga ministria e Drejtësisë me urdhër të Ramës, KLGJ rri sus

Gjata në ‘Politiko’: Harta e re gjyqësore është

Juristi i njohur Çlirim Gjata deklaron se harta e re gjyqësore është bërë nga ministria e Drejtësisë me urdhër të kryeministrit Edi Ramës, ndërsa KLGJ vetëm sa e ka firmosur.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës, Gjata thotë se në dhjetor KLGJ e refuzoi një projekt të ngjashëm, ndërsa sot e mbron publikisht.

Hartën e ka bërë ministria e Drejtësisë me urdhër të Ramës. KLGj vetëm ka vendosur firmën dhe e ka marrë përsipër sikur e kanë bërë ata.

Në dhjetor doli një projekt i tille dhe ishte kryetarja e KLGJ që e kundërshtoi mediatikisht. KLGJ del sot e mbron. Nuk i takon ministrisë ta bëjë, por ia kanë vënë në tavolinë dhe rrinë sus. Tani në mbarim të mandatit kanë tjera interesi”, thotë juristi.

Ai shpjegon edhe problematikat që sjell harta e re gjyqësore.

“Harta e ndarjes gjyqësore nuk miratohet me VKM, është shkelje,do 84 vota. Si e paska në dorë ekzekutimi si ndahet gjyqësori?  Do sjellë ngatërresa të mëdha në ndarje të kompetencës tokësore, lëndore dhe funksionale që gjykatat dhe prokuroritë nuk funksionojnë pa to, do sjellë një kaos.

Do ketë përplasje, cili prokuror e ka, e ndryshe ke ndarjen territoriale dhe ndryshe me hartë gjyqësore.

Thotë do ketë akses në shërbime, unë dua drejtësi. Nuk merr certifikatë në gjykatë. Si mund të ketë akses në drejtësi? Duke mos pase akses do rritet kriminaliteti , vetëgjyqësia, sherret familjare deri te krimet individuale, e ka burimin te konfliktet civile. Me dhjetëra vite do shkojnë gjyqe”, u shpreh Gjata.

Harta e re 

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave.

 

 

Të fundit