Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjekmarkaj ‘ankohet’ se nuk i del rroga e deputetit: Me këto të ardhura mbetesh në nivelin e varfërisë

Në fokus të premtimeve elektorale të kryeministrit Edi Rama prej ditësh ka qenë rritja e rrogave për disa kategori të administratës shtetërore, në mjekësi, mësuesi, forca të armatosura etj.
Në këto kushte, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj në një shkrimi në Facebook ka gjetur rastin të “ankohet” për rrogën e deputetëve.
Gjekmarkaj shkruan se rroga e deputetit nuk është e mjaftueshme dhe dietat janë qesharake. Sipas deputetit, kolegët e tij kanë komplekse të flasin për këtë gjë.
Postimi i plote i Gjekmarkajt
Prej ditësh flitet mes mosbesimit dhe euforisë për rritjen e pergjithshme të rrogave. Nuk dua të besoj që kjo është një tautologji elektorale se do ishte e rënde e as ata që nën zë apo me zë thonë se po ndodhi shkojmë në bankarotë.
Shqiptaret kanë nevojë per rroga më të larta sepse ënde janë më te keq paguarit në Europë. Më shumë se asnjë komb tjeter në bashkohësi ata po braktisin vendin e tyre edhe prej varferisë. Një politikë e re pagesash duhej prej kohesh.
Na mbetet të shpresojmë që është e vertetë dhe po kaq e bazuar. Koha do ta vertetojë.
Tani është momenti të flasim edhe për rrogat e deputeteve një temë kjo aspak popullorë. E di që ka një mitologji dhe mistifikim por rrogat e deputeteve janë tejet modeste, dietat e tyre qesharake. Në shtetin shqiptar ka shumë e shumë shtetarë që paguhen ku e ku më mirë se ata. E verteta është se keto 32 vite korrupsioni dhe politika janë konceptuar bashkë. Një statusquo mbizoteron ajo e pranimit të sulmeve dhe akuzave nga shoqeria por edhe shoqeria pranon të abuzohet prej tyre. Nuk ka benefite deputeti mjafton të mendosh që në çdo profesion mund të paguhesh aq e shumë më mirë.
Per shoqerinë shqiptare nuk është problem rroga e deputeteve po ta anlizonim hollë problem është fakti që është e vogel. Pyetja qe duhet bërë është ndonese rroga është e vogel pse deshira për tu bërë deputet sidomos pushteti është e madhe?
Shumë shqiptarë e gjejnë dinjitetin e tyre tek rroga. Unë jam njëri prej tyre qëkur kam zgjedhur të bëj atë profesion që bëj. As kam fare turp perkundrazi jam krenar.
Nuk do të isha ankuar nese nuk do të konsumohej një çudi. Qeveria ka dizenjuar një projektligj që rrit rrogat. Me Ligj sanksionohet që rroga e deputetit është 60% e Presidentit të Republikes. Presidentit dhe të gjitha kategorive po ju rritet dhe e perseris shumë mirë duhej bërë më parë.
Drafti i qeverisë e ul në 39 % të rroges së Presidentit atë deputetit në menyrë që atij ti mbetet e njëjta, pra jo vetem qē nuk ja rrit po de fakto ja ul.
Ne e dimë sa kushton një dalje në terren, sa shpenzime e karburant, pa llogaritë kafet e drekat me njerzit se po ashtu njerz jemi dhe ne (, paçka se na dizenjojnë si bisha ) e në fund familja. Personalisht e kam ënde krenarinë e njeriut dinjitetin për të luftuar për të.
Me keto të ardhura mbetesh në nivelin e varferisë.
Sot kam folur më shumë kolegë të djathtë e të majtë. Të gjithë mendonin që është e padrejtë. Disa nuk flasin të kompleksuar nga populizmi disa nga pushteti.
Unë skam asnjë kompleks as nga njëra as nga tjetra kategori se nuk kam ndermend të zvarritem perjetësisht atyre korridoreve.
Ndosha Kryeministri e di që depuetet e ti vijnë nga biznesi, nga devijimet perfituese të pushtetit , ish kryetarë bashkishë, ministrat me gjasë po ashtu me gjithë ato akuza mbi të cilat notojnë dhe mendon nuk po i bëj më shumë objekt sulmi. Të tillë mund të ketë edhe tek
opozita që se kanë kete shqetesim. Mbase kesisoj mendon se i mbron por statusin e deputetit e perdhos.
Automatikisht një masë kesodore i ekspozon disa edhe me të padrejtë si perfitues që rroga nuk u nevojitet dhe e kanë atë per kusur xhepi. Ne e kemi duartrokitur reformen në drejtesi se paku një pjesë e jona, pagat e larta për gjyqtarë e prokurorë me idenë që dinjiteti ekonomik i bën më imun nga tentativat e korrupsionit.
Po pse disa kategori duhen konsideruar patricë dhe të zgjedhurit e popullit ( të pakten ata si puna ime) plebe?
Politikanet populiste janë atë që u kanë punuar rrengjet nga me të medhatë popullit të tyre. Ata e vjedhin me tarafet që kanë më pas, ata e rrejnë dhe pastaj sillen si klerik të moralit gati për të kryqezuar kedo po në emer të popullit se kerkon një të drejtë. Rraca me e ndyrë janë demagoget. Tanët janë dylekesh nga permbajtja. I degjoj ndonjeherë koleget populistë me gjuhen e tyre patetike e të mjerë, të braktisur nga çdo etike dhe e vertetë dhe me krijojnë bindjen se ato janë rriqnat më të ndyta të ketij vendi, hipokritet, abuzuesit dhe hajdutet më të medhenj.
Do duhej vetem një dite a një javë ti ndjekesh nga pas populistet për të parë si jetojnë dhe mbi çfarë e kanë ndertuar bazamentin e jetes. Ndaj ata nuk duan rroga. Të korruptuarit nuk duan rroga. Ata jetojnë me hajni. Ketu shoqeria duhet të shqetësohet tek paraja lum që i vidhet jo tek denjiteti i deputetit që kerkon ta jetoje politiken dhe jeten ndershmerisht.
Meqënese jemi në këtë moment i propozoj Qeverisë ta mbylle Parlamentin ta bëjë si në kohen e Enverit dy herë në vit, me Kryetare koperativash se aty afer jemi per kah niveli e cilesia e mendimit, me dieta dhe secili të punojë e të bëjë atë që di mē mirë, kush hajdutin kush profesorin, kush bujkun, kush doktorin, kush servilin e kush kritikun.
Po ndyresinë e populizmit dhe populisteve mos na e servirni si etikë të shoqerisë. Ajo duhet të pyese thelle veten pse duan të behen të gjithë politikanë kur paguhen keq!! ?
Kjo është pyetje retorike. Qeveria me këtë akt po njollos veten dhe ne tjerve që si kemi asnjë borxh. Personalisht jetoj edhe me pak në çdo segment të jetes edhe pse nuk jam aspak kundra të kem më shumë ndershmerisht. Ma neverisin ata që flasin gjithë kohen si papagaj vetem për para , pasuri e prona se jo për gjë po janë edhe koprrace që nuk të paguajnë as kafen por thjeshtë duan të zhysin në depresion një vend të tërë me shpresen se do pranohen prej tij si elita.
Por me modesti aq sa mundem do ju them qytetarve se populizmi nuk është ndershmeri dhe ndershmeria për të kerkuar atë që i takon nuk është perfitim. Balten e heronjve të moralit në rrjetet sociale e nga koleget e darkes në panele kesaj here le ta marr unë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38