Flash News

E-TJERA

Gjekmarkaj flet për koalicionet brenda opozitës: LSI synon të ‘kafshojë’ nga elektorati i majtë, Basha po bën gjënë e duhur

Gjekmarkaj flet për koalicionet brenda opozitës: LSI synon të

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar zhvillimet politike në vend, ndërsa deklaroi se lideri i opozitës Lulzim Basha po bënë gjënë e duhur, duke u marrë me problemet që shqetësojnë më së shumti shqiptarët.

"Basha po bën gjënë e duhur. Po merret me problemet që na shqetësojnë më shumë. Jetojmë me efektin e saj negativ, pandemia e COVID. Ndaj duhet të ketë ndërhyrje shtetërore. E shoh në linjë që kur në mars, ku propozimet e Bashës kanë qenë konstruktive. Më pas kryeministri i ka zbatuar", tha Gjekmarkaj.

Ky i fundit tha për "News 24" se ka shumë gjasa që PD dhe LSI të dalin në dy koalicione të ndara nga njëra-tjetra, për të mbledhur dhe votat.

"Se di se cila do të jetë strategjia e dy partive kryesore të opozitës. Por gjasat janë që ato të shkojnë me dy koalicione të pavarura nga njëra-tjetra, duke u përpjekur për të mbledhur votat e tyre. Kjo është një mënyrë për të maksimalizuar votat dhe pa i hyrë në hak njëra-tjetrës. Duket se ka strategji LSI që të ‘kafshojë’ dhe nga elektorati i majtë", deklaroi analisti.

 

Të fundit