E-TJERA

Gjekmarkaj: Rama i përdori për fushatë fëmijët e riatdhesuar nga kampi sirian

Gjekmarkaj: Rama i përdori për fushatë fëmijët e

I ftuar në “PolitikOn” Në RTV Ora nga Alfred Lela, analisti Agron Gjermarkaj u shpreh se  fëmijët e riatdhesuar nga Siria janë përdorur për fushatë.

Gjekmarkaj: Është gjë e mirë që ata fëmijë janë kthyer nga kampi dhe janë kthyer në Shqipëri. Pjesa tjetër është një epikë dhe rapsodi qeveritare e panevojshme që kërkohet për fushatë elektorale.

Ramës i kanë bërë akuza për një arrogancë dhe për një mungesë ndjeshmërie dhe një tablo e tillë duket sikur e thyen këtë tabu, duke krijuar një pamje të një njeriu të dhembshur. Nuk ishte e nevojshme që të shkonin të gjithë ata persona me charter. Kjo çështje mban erë përdorimi për fushatë.

Ditari politik

Të fundit