Flash News

E-TJERA

Gjekmarkaj tregon dy arsyet e Metës për dekorimet, Doda: Rama po i përdor politikisht

Gjekmarkaj tregon dy arsyet e Metës për dekorimet, Doda: Rama po i

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka mbështetur dhënien e dekoratave nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ai tha për "Open" se Meta po e bën këtë për dy arsye, politike dhe për të rifreskuar historinë.

"Historia është një proces i hapur. Meta është identifikuar me të majtën, me listën antifashiste çlirimtare dhe heronjtë që ka zgjedhur janë të së majtës. Meta po e bën për dy arsye, politike dhe për të rifreskuar historinë", tha Gjekmarkaj.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-s Mesila Doda, e ka komentuar këtë çështje, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e përdor politikisht këtë moment.

"Besoj që është në detyrën e Presidentit Meta të bëjë dekorime. Me ardhjen në pushtet në 2013-ën kryeministri Rama bëri ndryshime ligjore dhe i dha kompetencë Ministrisë së Mbrojtjes të shpërndante dekorata. Madje janë dekoruar hetues të ish-diktaturës. Është Edi Rama që po e përdor politikisht", tha Doda.

Të fundit