Flash News

E-TJERA

Gjenden 65 kg marijuanë brenda tunelit në Shkodër, në kërkim dy persona

Gjenden 65 kg marijuanë brenda tunelit në Shkodër, në

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate, si dhe 31.5 kilogramë kanabis në formë boçe dhe një sasi municioni luftarak.

Operacioni është ndërmarrë pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shkodrës për një tentativë për trafikim të një sasie të konsiderueshme droge.

Duke përfituar nga rasti dua ti drejtohem qytetarëve që duan dhe zbatojnë ligjin, që duan që fëmijët e tyre të jenë të sigurtë në rrugë, në shkollë dhe të mos kërcënohen nga rreziku i përdorimit të lëndëve narkotike apo të përfshirjes në shpërndarje të lëndëve narkotike:

Besoni dhe bashkëpunoni më shumë me Policinë e Shtetit, ne jemi në shërbimin tuaj dhe të zbatimit të ligjit, ndihma e mbështetja juaj e bën më të lehtë përmbushjen e misionit tonë.
Denonconi çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe konstatohet nga ana juaj.

Një thirrje dhe apel edhe për ata banorë që gënjehen nga persona apo grupe kriminale duke rënë pre e tyre për tu përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, që të tregohen të kujdesshëm dhe të denoncojnë çdo indicje për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.” – u tha gjatë konferencës për shtyp.

Të fundit