Flash News

E-TJERA

Gjenden 7 pako me k*kainë në një furgon me targa angleze në Portin e Durrësit, dy në pranga

Gjenden 7 pako me k*kainë në një furgon me targa angleze në

Policia kufitare në portin e Durrësit ka sekuestruar 7 kg kokainë në një furgon në portin e Durrësit. 

Mësohet se lënda narkotike ishte paketuar në qese vakumi, për mos tu kuptuar nga qentë anti-droge, në një furgon mallrash që bënte linjën Shqipëri-Itali-Angli.  

Lidhur me rastin mësohet se janë arrestuar dy persona, 38-vjeçari Arjan Doci dhe 39-vjeçari Mentor Çuni, të cilët rezultojnë të jenë kushërinj. 

Kompania që ka në pronësi furgoni rezulton e regjistruar në Angli dhe për këtë është kërkuar bashkëpunimi me homologët atje. 

Policia vijojëhetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.

 

Të fundit