Flash News

E-TJERA

Gjenden dy persona të pajetë në Korçë dhe Pogradec

Gjenden dy persona të pajetë në Korçë dhe Pogradec

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në Korçë dhe Pogradec, ku dy persona janë gjetur të vdekur në banesat e tyre.

Policia njofton se ditën e djeshme, më 16 tetor, rreth orës 18:30, në lagjen nr. 16 të Korçës, një 54-vjeçar u gjet pa shenja jete nga familjarët në banesën ku jetonte i vetëm. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Po ashtu, rreth orës 20:50, në lagjen nr. 2 të Pogradecit, ka humbur jetën në banesë shtetasi A. T., 53 vjeç. Edhe në këtë rast, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Autoritetet po kryejnë hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

Të fundit