Flash News

E-TJERA

Gjenden dy trupa të pajetë në Vlorë

Gjenden dy trupa të pajetë në Vlorë

Dy shtetas kanë humbur jetën këtë të premte në Vlorë.

Blutë bëjnë me dije se rasti i parë ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, ku një 58-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Rasti tjetër i rëndë është regjistruar në lagjen “28 nëntori”.

Një i moshuar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e e rasteve

Të fundit