Flash News

E-TJERA

Gjenden mbetje kockore njeriu në Tepelenë, policia jep detajet e para

Gjenden mbetje kockore njeriu në Tepelenë, policia jep detajet e para

Policia ka reaguar për gjetjen e mbetjeve kockore në vendin e quajtur "Gurti i Lenecit", në njësinë administrative Lopës.

Blutë bëjnë me dije se është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane.

Njoftimi i policisë

Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur "Gurti i Lenecit", në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. 

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

Të fundit