Flash News

E-TJERA

Gjendet 40 kg marijuanë në një shtëpi në Geleen të Holandës, arrestohet shqiptari

Gjendet 40 kg marijuanë në një shtëpi në Geleen të

Policia e Holandës ka zbuluar një sasi prej 40 kilogramësh marijuanë në një shtëpi në Geleen, pas një informacioni anonim. Sipas mediave të huaja, një oficer policie ka shkuar në vendngjarje dhe ka trokitur në derën e shtëpisë, ku ka vënë re sjellje të dyshimtë të disa personave. Ai ka kërkuar përforcime për të verifikuar situatën.

Pas mbërritjes së forcave të policisë, dy individë janë larguar nga pjesa e pasme e shtëpisë, duke u munduar të ikin. Policia ka arritur të arrestojë një 28-vjeçar shqiptar, ndërsa i dyti ka arritur të arratiset.

Gjatë një kontrolli të detajuar në banesë, autoritetet kanë gjetur 40 kilogramë marijuanë të fshehur, ndërsa hetimet për identifikimin e personit të dy dhe për lidhjet e mundshme të ngjarjes vazhdojnë.

Të fundit