Flash News

E-TJERA

Gjendet e braktisur foshnja 2-muajshe në zonën e Golemit, shpallet në kërkim nëna e saj

Gjendet e braktisur foshnja 2-muajshe në zonën e Golemit, shpallet

Është gjetur e braktisur një foshnje rreth 2-muajshe në një lagje të Golemit. Një kalimtar i rastit ka qenë ai që ka pikasur foshnjën dhe fatmirësisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë po punohet për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjën e saj. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit