Flash News

E-TJERA

Gjendet e braktisur një foshnjë e porsalindur në Yzberisht

Gjendet e braktisur një foshnjë e porsalindur në Yzberisht

Një foshnjë e porsalindur është gjetur në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Mësohet se foshnja është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë. Detaje të tjera rreth ngjarjes nuk dihen.

“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit