Flash News

E-TJERA

Gjendet e mbytur një 80-vjeçare në liqenin e Shkodrës

Gjendet e mbytur një 80-vjeçare në liqenin e Shkodrës

Një 80-vjeçare është gjetur e mbytur ditën e sotme në liqenin e Shkodrës. Mësohet se e moshuara e cila jetonte në fshatin Dobraç, është larguar nga shtëpia më datë 29 dhjetor 2020.

Sipas njofimit të policisë bëhet më dije se 80-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ky mendohet të jetë shkaku i mbytjes.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020.

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit