Flash News

E-TJERA

Gjendet e pajetë në lumë gruaja e moshuar në Korçë, detajet nga policia

Gjendet e pajetë në lumë gruaja e moshuar në
Foto ilustruese

Një grua e moshuar është gjendur e pajetë mëngjesin e sotëm në lumin e fshatit Mborje, në Korçë.

Sipas policisë, L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme.

Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasja L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë.

Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit