Flash News

E-TJERA

Gjendet e pajetë në shtëpi një e moshuar në Himarë, dyshimet e para

Gjendet e pajetë në shtëpi një e moshuar në

Një e moshuar është gjendur e pajetë në banesë. Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ndërsa policia bën me dije se viktima është L. Dh., 75-vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, 75-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Viktima dyshohet të jetë nëna e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë, por kjo mbetet për tu konfirmuar zyrtarisht. Gjithashtu pritet konfirmim edhe nëse ka ndërruar jetë 2-3 ditë më parë.

“Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Të fundit