Flash News

E-TJERA

Gjendet e vdekur familja shqiptare në Greqi, mes viktimave dy fëmijë 1 dhe 2 vjeç

Gjendet e vdekur familja shqiptare në Greqi, mes viktimave dy

Gjendet e vdekur një familje shqiptare me katër anëtar në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Andravidës në Ilia, një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre 1 dhe 2 vjeç u gjetën të pajetë nga djali tjetër i familjes 11 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se familja shqiptare mund të jetë vrarë nga ish-bashkëshorti i gruas, shkruajnë mediat greke.

Fillimisht në mediat lokale u raportua se babai vrau gruan, dy fëmijët e vegjël dhe më pas u vetëvra! Megjithatë, burime të tjera policore thanë se krimi dyshohet se është kryer nga ish-bashkëshorti i gruas, i cili vrau çiftin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, duke lënë të gjallë një djalë 11 vjeç, i cili ishte fëmijë i martesës së tij të mëparshme me viktimën.

Dëshmitarët raportuan se fëmija më i madh i familjes nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja. Por ishte ai që gjeti në shtëpi vëllezërit e tij të vegjël dhe nënën e tij të gjakosur.

Sipas raportimit të patrisneës.gr, dy fëmijët e vdekur, një dhe dy vjeç janë gjetur brenda shtëpisë.

Në oborrin e shtëpisë, babai dhe nëna u gjetën në një pellg gjaku. Identitetet e tyre nuk bëhen ende të ditura.  

 

Të fundit