Flash News

E-TJERA

Gjendet e vrarë me thikë një 38-vjeçare shqiptare në Itali

Gjendet e vrarë me thikë një 38-vjeçare shqiptare në

Një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Itali. Viktima banonte në një shtëpi në zonën e Pavia-s.

Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Anila Ruçi. Dyshohet që 38-vjeçarja të ketë goditur për vdekje me thikë.

Jashtë shtëpisë është gjetur edhe një i afërm i shqiptares, i plagosur po ashtu me thikë që dyshohet të jetë vëllai i saj. Gjendja e tij nuk është serioze.

Anila Ruçi sipas raportimeve, kishte një vit që jetonte në atë banesë në zonën e Pavias. Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar në vrasjen e 38-vjeçares shqiptare.

Të fundit