Flash News

E-TJERA

Policia gjen ‘fabrikë’ droge në Ohër, mediat maqedonase: Arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit

Policia gjen ‘fabrikë’ droge në Ohër, mediat

Policia ka gjetur një “fabrikë” për prodhimin dhe rritjen e marihuanës në fshatin Orovnik të Ohrit, mëngjesin e sotëm. Në pranga kanë rënë 10 persona, mes tyre edhe pronari i “fabrikës”.

Ky i fundit, sipas mediave maqedonase është dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit, Ilir Xhakollit.

Fabrika ka qenë e regjistruar si filialë e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 3.000 rrënjë marihuane, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.
Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe.

Të fundit