Flash News

E-TJERA

Gjendet i dekompozuar një person në Korçë, dyshimet e para

Gjendet i dekompozuar një person në Korçë, dyshimet e para

Një person është gjetur i pajetë në qytetin e Korçës.

Policia njofton paraprakisht se dyshohet se viktima P. S., 60 vjeç ka ndërruar jetë disa muaj më parë, ndërsa trupi është zbuluar sot i dekompozuar në banesën e tij në lagjen 4.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 4, është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar), në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi P. S., 60 vjeç. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut dhe kohës së humbjes të jetës dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Të fundit