Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë 27-vjeçari i zhdukur në malin e Pashtrikut, babai në gjendje të rëndë

Gjendet i pajetë 27-vjeçari i zhdukur në malin e Pashtrikut,

Një ngjarje e rëndë është shënuar në malin e Pashtrikut, në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku pas një operacioni të gjatë kërkimi është gjetur pa shenja jete 27-vjeçari Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit.

I riu ishte zhdukur që prej pasdites së të dielës, pasi ishte nisur në mal për të prerë dru. Familjarët e humbën kontaktin me të rreth orës 17:00 dhe menjëherë më pas bënë denoncimin në polici.

Në përpjekje për ta gjetur, babai i tij së bashku me tre xhaxhallarët dolën në mal, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme. Por situata u përkeqësua edhe më tej, pasi prej orës 2 të mëngjesit familjarët nuk arritën të lidhen më as me babain e të riut.

Pas një operacioni kërkimi të ndërmarrë nga Policia, Emergjencat Civile dhe banorë të zonës, babai i 27-vjeçarit, Rizau Lleshi, u gjet në një zonë të thellë të Pashtrikut në gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike.

Fatkeqësisht, pak çaste më vonë u gjet edhe trupi i pajetë i Ajet Lleshit, duke shënuar një fund tragjik për këtë histori që kishte ngritur në këmbë gjithë komunitetin lokal.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se moti i keq dhe temperaturat ekstreme kanë ndikuar në këtë tragjedi.

Të fundit