Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë 37-vjeçari shqiptar në burgun e Malandrinos në Greqi

Gjendet i pajetë 37-vjeçari shqiptar në burgun e Malandrinos

Gjendet i pajetë një shqiptar në burgun e Malandrinos në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se një shqiptar 37-vjeçar është gjendur i pajetë në qeli bashkë me një grek 38-vjeçar.

Pasi u dërguan për ndihmë mjekësore, u konstatua se shqiptari ka humbur jetën për shkaqe ende të paqarta, ndërsa 38-vjeçari pasi është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Amfisës, ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe mesditën e së njëjtës ditë është kthyer në qelinë e burgut.
Policia po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është urdhëruar autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 37-vjeçarit të burgosur.

 

Të fundit