Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë 45-vjeçari në rrugë te Ish-Studenti, policia: Dyshohet se pësoi arrest kardiak

Gjendet i pajetë 45-vjeçari në rrugë te Ish-Studenti,

Gjendet një person i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti në Tiranë.

Sipas të dhënave të para nga policia, personi  ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

“Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit