Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në rrugë në Korçë

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në rrugë në

Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve të para, trupi i tij është zbuluar nga kalimtarët pranë banesës së tij.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Të fundit