Flash News


E-TJERA

Gjendet i pajetë 71-vjeçari nga Kamenica, ishte shpallur i humbur prej tre ditësh

Gjendet i pajetë 71-vjeçari nga Kamenica, ishte shpallur i humbur

Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Kamenicë, ku pas tre ditësh kërkimesh është gjetur i pajetë 71-vjeçari me inicialet L.G..

Burime nga policia bëjnë me dije se denoncimi për zhdukjen e të moshuarit u bë nga bashkëshortja e tij, e cila kishte humbur kontaktet me të që prej disa ditësh. Pas kërkimeve në terren, trupi i pajetë i 71-vjeçarit u gjet në tokat e fshatit, ku dyshohet se ai kishte dalë për të mbledhur kërmij.

Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike muajt e fundit, pas humbjes së djalit të tij. Po ashtu, dyshohet se përdorte alkool në mënyrë të shpeshtë.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizën mjekoligjore, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit